Konfirmohet edhe zyrtarisht, aeroplani i “Egyptair” është rrëzuar (Foto)

Avioni i kompanisë “Egyptair”, i cili u zhduk nga radarët gjatë rrugës nga Parisi në Kajro në orët e para të së enjtes, ka rënë në ishullin Karpathos në jug të Greqisë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve franceze AFP, e cila citon një burim të aviacionit grek.

Në orën 3 e 29 minuta të mëngjesit të sotëm, kur avioni ndodhej në hapësirën ajrore egjiptiane, humbi nga radarët grek.

“Avioni ka rënë në det, rreth 130 milje larg ishullit Karpathos”, mësohet të ketë thënë burimi për AFP.

Zyrtari ka thënë se komunikimi i fundit me pilotin ishte tre minuta para se avioni të zhdukej dhe se nuk ka pasur asnjë thirrje për ndihmë.

Ministria greke e Mbrojtjes tha se kishte dërguar dy avionë kërkimi dhe një nëndetëse për të verifikuar informacionet.

Sipas “Egyptair”, 26 të huaj ishin në mesin e 56 udhëtarëve, përfshirë edhe 15 qytetarë francezë, një anglez dhe një kanadez.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me avionin, teksa autoritetet franceze dhe ato egjiptiane bëjnë thirrje për të mos nxituar me hipoteza të nd ryshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për terrorizmin.

Megjithatë disa media shkruajnë se mundësia e një atentati është e madhe.

Presidenti i Francës konfirmon se avioni i “Egyptair” është përplasur. Në një konferencë për mediat, François Hollande shprehu solidaritet me familjarët e viktimave. Ai siguroi se Franca do të ofrojë ndihmë për gjetjen e mbetjeve të avionit. Të paktën 8 anije tregtare greke dhe avionë francezë vijojnë kërkimet në Mesdhe.

45  12

Artikulli paraprak“Urrejtja për BDI-në po rritet”
Artikulli vijuesFakte ushqyese rreth gështenjave