Klotz: Kosova opium për popullin serb

Analisti politik nga Gjermania, Wolfgang Klotz, ka vlerësuar se politikanët serbë e shfrytëzojnë çështjen e Kosovës si “opium për popullin serb”.

“Çështja e Kosovës në duart e politikës serbe është ende ‘opium për popullin serb’, në mënyrë që të mos vijnë te ideja e ‘marrë’ për të pyetur për spitalet, shkollat dhe vendet e punës.

Kur Serbia pushon që ta gëlltis këtë opium simbolik, atëherë edhe me heroinën reale do t’ia dal në fund”, ka thënë Kloc për të përditshmen e Novi Sadit “Dnevnik”.

Ai ka vlerësuar se çështja e Kosovës është “katalizator i fuqisë” për të gjitha partitë politika.

“Kur kjo çështje të zgjidhet – në çfarëdo mënyre qoftë – me çka atëherë forcat politike do të joshnin pajtimin demokratik? A do të kishin mundësi të ofrojnë rritje të mirëqenies? Siguri juridike? Shkolla dhe spitale më të mira? Në një kohë të caktuar – jo! Prandaj i ashtuquajturi problemi i Kosovës duhet të mbahet i hapur për aq kohë përderisa politika serbe nuk do të arrijë të gjejë rrugë dhe strategji të tjera për të siguruar fuqinë”, ka thënë Klotz.

Klotz ka qenë drejtor i Zyrës rajonale të fondacionit gjerman ” Heinrich Boll ” për Evropën Juglindore në Beograd.kohaislame

Artikulli paraprakNjohja nga Egjipti: Në rrugë e sipër…
Artikulli vijuesRinia e veriut kërkon perspektivë në Kosovë