Në lokalet e “Holiday INN”, shoqata për Edukim Arsimor dhe Kulturor “Klubi ELITA”shënoi 10 vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast në prani të shumë mysafirëve u prezantua puna e shoqatës për këto 10 vite ku misioni i edukimit , arsimimit dhe shoqërimit vërehet në të gjitha aktivitetet e realizuara deri sot.
Poashtu, fëmijët e shoqatës realizuan nje dramë dhe monolog nga Nesrine Memedi, si dhe ilahije nga vëllezërit Nusret dhe Mevlan Kurtishi.
Fjalë rasti patën edhe kryetari aktual i shoqatës, Mr.Qemal Krosi, si dhe kryetari i parë i saj, z.Skender Rexhepi-Zejdi.
Në kuadër të manifestimit solemn, u ndanë edhe mirënjohje për personalitetet dhe institucionet të cilët edhe ndihmuan realizimin e mirëfilltë dhe promovimin e aktiviteteve në media. Me këtë rast mirënjohje iu ndanë :
- Profesorit dhe imamit Sabahudin ef. Mahmudi
- Profesoreshës dhe mualimes Nurane Ademi Limani
- Drejtorit të TIKA-së , Teoman Tiryaki
- Drejtorit të SH.B. “Logos-A”, Dr.Adnan Ismaili
- Rektorit të UNB, Dr. İsmail Kocayusufoğlu
- Kryeredaktores së portalit “Portalb”, z-she Elida Zulbehari
- Drejtorit të portalit “Zhurnal”, z. Behxhet Musliu
- Drejtorit të portalit “Almakos”, z. Semi Mehmeti
- Drejtorit të gazetës dhe portalit “Lajm”, z.Fejzi Hajdari