Rrëzohet një aeroplan ushtarak F-16 në Arizona

Një aeroplan luftarak amerikan i tipit F-16 nga baza ajrore Luke, është rrëzuar në afërsi të qytetit Badad në Arizonë, kanë bërë të ditur zyrtarë të lartë ushtarakë.

Gjendja e pilotit dhe shkaku i rrëzimit të aeroplanit mbeten të panjohura. Qyteti Badad është në veriperëndim të Arizonës, 85 milje (137 kilometra) në veriperëndim të bazës ajrore Luka, që gjendet në periferi të Phoenix.
Aeroplani luftarak është rrëzuar rreth orës 8:45 sipas kohës lokale, ndërkaq shkaku i rrëzimi mbetet i panjohur, ka bërë të ditur zëdhënësja e bazës ajrore Tanya Wren.
Artikulli paraprakOBI kërkon uljen e tensionit mes Riadit dhe Teheranit
Artikulli vijuesParalajmërim për dështimin e Shengenit