Bashkimi Europian nuk komenton arrestimin e Nehat Thaçit

Bashkimi Europian nuk e ka komentuar rastin e arrestimit të Drejtorit të Policisë së Mitrovicës Nehat Thaçi, nga ana e autoriteteve të Serbisë.
Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançiq e pyetur nga Klan Kosova se çka do të ndërmarrë Bashkimi Europian për lirimin e tij, pasi që iu kërkua në bisedimet e fundit të Brukselit, ka thënë:
‘’Bashkimi Europian nuk komenton asgjë në lidhje me procedimin rreth kësaj çështje’’ ka përfunduar Kocijançiq, njofton Klan Kosova.

Arrestimi i Nehat Thaçit – Drejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës, u bë në mëngjesin e 29 shtatorit, derisa i është caktuar 30 ditë paraburgim.

Artikulli paraprakSa i mirë është namazi i Sabahut!!
Artikulli vijuesPublikohet emaili sekret! Clinton: “Të shkatërrojmë Sirinë për të shpëtuar Izraelin” (FOTO)