KOFI ANNAN ZBULON DËSHTIMIN E PLANIT TË TIJ PËR SIRINË

0
104

I dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan kërkon që fuqitë e mëdha të përdorin të gjithë forcën e tyre për të siguruar respektimin e planit të paqes ose të gjejnë një plan B për zgjidhjen e krizës siriane, sipas diplomatëve dhe ekspertëve.

Në një takim ministerian të Lidhjes Arabe në Doha, Annan kërkoi një rishqyrtim të thellë të strategjisë së daljes së Sirisë nga kriza duke sugjeruar se ndërmjetësimi i tij kishte arritur limitet.

Masakra e Hulas ku humbën jetën të paktën 108 persona, 49 prej të cilëve fëmijë, sipas OKB-së dhe ndarjet në Këshillin e Sigurimit, ku Rusia ka hedhur poshtë tashmë dy rezoluta që kërcënonin aleatin sirian me sanksione, kanë treguar efektin e dobët të presioneve të ushtruara deri tani kundër Damaskut dhe kanë zgjuar frikën për një luftë civile.

“Ora po afrohet (…) nevojitet një rishqyrtim i thellë”, nënvizoi Annan.

“Komuniteti ndërkombëtar duhetë të vendosë se çfarë dëshiron të bëjë tashmë. Bisedimet e mia me protagonistë të shumtë rezultojnë që nuk vazhdohet më kështu. Ne duhet t’a shqyrtojmë me kujdes këtë çështje dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë”, theksoi ai duke kërkuar një mbështetje më të fortë për planin e tij.

Plani parashikon veçanërisht që ushtria siriane të tërheqë armët e rënda nga qytetet rebele dhe që pushteti dhe opoziata të angazhohen në një dialog politik.

Annan do t’i drejtohet të enjten Këshillit të Sigurimit dhe Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në 15 muaj kriza siriane ka shkaktuar më shumë se 10 000 të vdekur, sipas OKB-së dhe dhuna vazhdon pavarësisht pranisë në vend të 300 vëzhguesve të OKB-së.

Diplomatët e OKB-sp analizojnë deklarat te fundit të Kofi Annan si një pranim që plani i tij nuk është në rrugën e duhur. Ai nuk do ta pranonte vetë dështimin, ai peshon çdo fjalë të tij”, theksoi njëri prej diplomatëve.

“Por ashtu si të gjithë, nga SHBA-ja në Rusi ka miratuar planin e tij, të gjithë mund ta kuptojnë mesazhin.

“Është e qartë për të gjithë se përpjekjet ndërkombëtare ka të ngjarë të dështojnë”, theksoi Andrew Tabler, një ekspert i ”Washington Institute for Near East Policy” që punon në Siri.

”Masakra e Hulas i ka tronditur të gjithë dhe situata nuk do të përmirësohet, por të paktën tashmë kemi kuptuar se duhet të veprohet shpejt”, shtoi ai.

”Nuk pritet një ndryshim të situatës nga ana e presidentit, Bachar al-Assad dhe rrethi i tij, që hedhin poshtë çdo përgjegjësi për masakrën e Hulas dhe akuzojnë të huajt për ndërmarrjen e një lufte kudër Sirisë. Fakti është që ata luftojnë çdo ditë për mbijetesën e tyre”, nënvizoi Andrew Tabler

Lidhja Arabe i kërkoi javën e kaluar OKB-së të vendosë një kalendar për aplikimin e planit Annan dhe përdorimin e Kapitullit VII të kartës së saj për t’i vendosur Damaskut sanksione dhe ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike.

Andrew Tabler dhe analistë të tjerë mendojnë se meqenëse Moska vazhdon ta mbrojë Damaskun në Këshillin e Sigurimit, ekziston mundësia që jashtë Këshillit të Sigurimit kjo iniciativë të ndërmerret me Miqtë e Sirisë, një grup vendesh perëndimore dhe arabe që kundërshtojnë qeverinë siriane.

“Duhet t’i japim një mundësi planit Annan, por të gjithë e shikojnë se nuk funksionon, atëherë duhe të gjejmë zgjidhje të tjera”, theksoi një diplomat.

”Problemi është se nuk ekziston një plan B”, shtoi ai.

Ambasadorja amerikane e Kombeve të Bashkuara, Susan Rice theksoi javën e kaluar se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë, por sekretari i amerikan i Mbrojtjes, Leon Panetta konfirmoi se çdo mundësi ushtarake në Siri do të ishte detyrë e OKB-së.

Këto diskutime për mundësitë në Siri do të vazhdojnë në samitin e G20-s në Meksikë më 18 dhe 19 qershor dhe në kontaktet mes drejtuesve perëndimorë dhe rusë.

Mandati i vëzhguesve të OKB-së është drejt fundit, por Kofi Annan dëshiron vendime të shpejta, ndryshe theksoi ai për ministrat arabë ”populli sirian dhe mbarë rajoni do të paguajnë çmimin”./TRT/kohaislame