Pranvera arabe shfaqet në Jordani

0
125

Pranvera Arabe po prek edhe Jordaninë.

Në kryeqytetin Amman pas namazit të xhumasë me dhjetëra mijëra njerëz të derdhur nëpër rrugë, parakaluan për më tepër demokraci dhe liri.

Sheshi i Mbretit Hysejin në kryeqytet është bërë skenë e demonstratave masive të cilat të kujtojnë ato në Sheshin Tahrir të Egjiptit.

Me dhjetëra mijëra njerëz të ardhur nga të katër anët e vendit u mblodhën në shesh pas namazit të xhumasë dhe i bënë thirrje Mbretit Abdullah për të bërë reforma.

Në demonstratën e quajtur “Shfaqja për Çlirimin Kombëtar” organizuar nga Vëllezërit Myslimanë morën pjesë rreth 50 mijë njerëz.

Demonstruesit kërkuan prej Mbretit që të pranojë ndryshimin e kushtetutës për mundësimin e pjesëmarrjes të të gjitha partive politike në zgjedhje.

Vëllezërit Myslimanë të cilët e shikojnë si të pamjaftueshëm shpërndarjen e parlamentit dhe kërkesën e Mbretit për bërjen e zgjedhjeve të parakohshme, kanë kërkuar që në ligjin zgjedhor të bëhen ndryshime.

“Abdullah, kërkesat tona janë legjitime, tashmë ka ardhur koha që të respektoni vullnetin e popullit”, ishin sloganet që hodhën demonstruesit të cilët protestuan politikanët e përzier nëpër skandale politike.

Vëzhguesit politikë tërheqin vëmendjen se demonstrata e fundit e organizuar në Jordani është më e madhja e kohëve të fundit në këtë vend në kuadër të Pranverës Arabe.

Me zgjerimin e protestave edhe Mbreti Abdullah kishte deklaruar se e kishte shpërndarë parlamentin dhe se vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme./trt/kohaislame