Prishtinë, 25 shtator – Pavarësisht se vetë ministri i Arsimit ua kishte tërhequr vërejtjen pronarëve të institucioneve private të arsimit të lartë se nuk i plotësojnë kushtet për t’u emërtuar “universitete” ose “universitare”, sepse çështja është e rregulluar me Ligjin për arsimin e lartë, ata edhe më pak se një javë para fillimit të vitit të ri akademik, vazhdojnë të reklamohen si të tilla. Reklamimet e tilla janë vërejtur edhe të hënën në mediet elektronike e të shkruara, ku disa kolegje thirren si universitare, shkruan “Koha Ditore”. Nga tri reklama të tilla, vetëm një nga kolegjet ka respektuar Ligjin aktual për arsimin e lartë. Kolegji AAB, për shembull, i ka ikur emërtimit “Kolegji universitar”, ndërsa në vend të saj është reklamuar si “Institucioni i arsimit universitar”. Ndërkaq kolegji ISPE është vetemëruar “Kolegj universitar” edhe pse, sipas ligjit emërtimi ‘Kolegj universitar’ mund t’i jepet bartësit të akredituar të arsimit të lartë, i cili ofron studime të doktoratës në së paku tri fusha të studimeve dhe që janë të akredituara nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA), e që ky kolegj nuk i ka. Madje, Kolegji AAB, në reklamat televizive gjithnjë thirret si Universiteti AAB, që po ashtu bie ndesh me Ligjin për arsimin e lartë. Emërtimi “universitet”, sipas këtij ligji, mund t’i jepet vetëm atij bartësi të akredituar të arsimit të lartë, që ka ofruar kurse apo programe të akredituara për së paku pesë vjet, në të paktën pesë fusha studimi, sikurse përcaktohet në akt nënligjor të Ministrisë dhe i cili ka nxjerrë të paktën nga një të diplomuar me doktoratë të akredituar në secilin nga këto programe studimi.koha/kohaislame
You Might also Like
Leme Xhema n’Medvegjë?
Ish-drejtoresha e Post-Telekomit të Kosovës (PTK-së), Leme Xhema, e dënuar me tri vjet burg, dyshohet…
By
Redaksia
2 Min Read
Pacolli: Koalicioni le të prishet nesër
“Nuk më bëhet vonë, koalicioni për mua le të prishet nesër”, kështu ka deklaruar për…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqia gati të armatosë Kosovën
Republika e Turqisë është shprehur e gatshme që ta ndihmojë armatosjen e Forcës së Sigurisë…
By
Redaksia
2 Min Read
Rrihet brutalisht një shqiptar në Mitrovicën e Veriut
Persona të panjohur kanë rrahur mbrëmë një shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës. Lajmi është…
By
Redaksia
1 Min Read
Akuzohet Bujar Bukoshi
Që nga dje kryeministri Hashim Thaçi, e ka në krah një zëvendëskryeministër të akuzuar për…
By
Redaksia
1 Min Read
IRZ-ja gjermane e gatshme të mbështes KPK-në
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, sot ka pritur në takim ekspertin e…
By
Redaksia
2 Min Read
