Protesta jashtë hotelit të Ahmadinejadit

Disa demonstrues kanë protestuar jashtë hotelit që strehon presidentin e Iranit, Mahmud Ahmadinejad, i cili ndodhet në Nju Jork për të ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

David Ibsen, drejtor ekzekutiv i organizatës “Të bashkuar kundër Iranit bërthamor”, ka organizuar protestën.

“Jemi këtu për të protestuar praninë e Ahmadinejadit dhe të delegacionit iranian në Nju Jork, si dhe për të protestuar vendimin e hotelit ‘Warwick” për të strehuar delegacionin”, ka thënë Ibsen.

Në sesionet e mëparshme të Kombeve të Bashkuara, komentet anti-perëndimore të Ahmadinejadit për mohimin e Holokaustit kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe izolim të Iranit./BS/kohaislame

Artikulli paraprakKolegjet në Kosovë vazhdojnë të vetëquhen universitete
Artikulli vijuesIbrahimi në OKB: Populli frikësohet nga përparimi që mund të ketë sistemi qeveritar