Regjimi sirian shkatërron pajisjet për armë kimike?

Regjimi sirian deklaron se ka shkatërruar të gjitha “pajisjet e deklaruara” për prodhimin, përzierjen dhe mbushjen e armëve kimike. Por sa mund t’i besohet një regjimi të tillë?

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka thënë se ka verifikuar shkatërrimin e tyre në 23 lokacione kimike të Sirisë.

Damaskut tani i mbetet që deri në mes të vitit 2014 të shkatërrojë të gjitha armët kimike.

Arsenali i tij besohet se përfshin më shumë se 1,000 tonelata të gazit nervor sarin, agjentit mustard dhe kemikate të tjera, të deponuara në dhjetëra lokacione.

Shkatërrimi i arsenalit kimik të Sirisë parashihet me një marrëveshje ruso- amerikane, e cila ka pasuar sulmin kimik të 21 gushtit, në periferi të Damaskut.

Nga ky sulm besohet se kanë humbur mbi 1300 persona./rel

Artikulli paraprakIrani paralajmëron tërheqjen nga projekti i gazit me Pakistanin
Artikulli vijuesSHBA sulmon kompleksin e talebanëve në Pakistan