Ankaraja, lehtë mund të tërheqë vendimin e njohjes së Republikës së Kosovës

Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Derisa Turqia 79 milionëshe është aleate Amerikës dhe e NATO-s, mos e iritoni dhe, mos ndërhyni në çështje të brendshme të saj, se asgjë nuk do fitoni, veçse mund të humbasni kredibilitetin edhe ndaj Amerikës, edhe ndaj NATO-sepse Amerika as për Kosovën dhe, as për Shqipërinë, nuk e sakrifikon Turqinë. Këtë interes të rëndësishëm strategjik të partnerizimit të Uashingtonit dhe të Ankarasë, duhet mbajtur parasysh injorantët dhe miopët politikë, që janë rreshtuar në anën e mbrotjes së puçit ushtarak në Turqi.
Shqiptarët nuk kanë të drejtë morale e as ligjore, që të mbështesin puçe dhe agresione ushtarake në asnjë skaj të botës, sepse që nga viti 1878,e, edhe sot (XXI, 2016), janë viktima të tyre. -Por duhet të mbështesin drejtësinë, humanizmin, lirinë, demokracinë dhe paqen në dimensone rajonale, evropiane dhe globale.
Ato viktima shqiptare të terrorit gjenocid të Serbisë së Slobodan Miosheviqit(1989-1999), që verbërazi mbështesin puçe ushtarake, si atë që ndodhi në Turqi, më 15 korrik 2016, nuk kanë kurrfarë etike, nuk janë humanë, as të drejtë as demokratë, as paqësorë, por të krisur, vardisës dhe “aminagjinjë” të forcës, të terrorit dhe të agresionit antipopull, antidrejtësi, antidemokraci dhe antipaqe.
Puçet ushtarake, i mbështesin dhe i justifikojnë vetëm ata, që në çfarëdo forme janë të involvuar në to për interesa dhe qëllime të ndryshme. Për më tepër, e gjithë bota mund t’i mbështesë puçet ushtarake, por jo, edhe shqiptarët, sepse qe më se një shekull, janë viktima të tyre.
Ndaj, mos i mbroni dhe, mos i jusitifikoni puçistët, që me tanke ushtarake dhe policore, ashtu sikurse Slobodan Milosheviqi në Kosovë (1989-1999), deshën ta përmbysnin qeverinë legjitime dhe legale demorkatike në pushtet, si dhe ta vrisnin presidentin Rexhep Taip Erdogan! Mirëpo, një komploti të këtillë terrorist ushtarak, Erdogani i shpëtoi, duke falënderuar popullit, i cili me rezistencën e tij heroike e mori në mbrojtjen e tij. Kjo ishte fitorja kundër puçit ushtarak, të organizuar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të Turqisë. – Duhet të mbështetet rezistenca e popullit turk kundër puçit ushtarak, jo puçistët dhe mbështetësit e tyre, në asnjë mënyrë.

 

Prandaj, mos e akuzoni popullin turk dhe Erdoganin, që triumfuan mbi grusht shtetin, por dënoni puçistët, që me terrorizmin e tyre ushtarak, tentuan, që ta libanizojnë, ta libianizojnë dhe sirianizojnë Turqinë.

 

Pra, tregohuni objektivë dhe largpamës (së pari, shiheni veten në pasqyrë, se në çfarë gjendje të mjerueshme janë Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Kosova, e cila përditë po mbushet me kolonë serbë; po varfërohet, po plaçkitet dhe po boshatiset), mos e shpifni, mos e akuzoni dhe, mos e ofendoni presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, por vajtoni vëllezërit dhe motrat e juaja në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë, në Iliridë, në Tuz, në Ulqin e në Çamëri, që kanë ngelur nën çizmen e hekurt të sundimin kolonial sllavo-bizantin të Serbisë, të Greqisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë, se ka kush t’u dalë zot lirisë, drejtësisë dhe demokracisë në Turqi me “79.409.926” milionë banorë, sipas statistikës së vitit 2016.( http://countrymeters.info/en/Turkey).
Se Turqia nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, këtë e provon, edhe kjo deklaratë zyrtare e presidentit Rexhep Taip Erdogan : “Turqia është Kosovë”, që do të thotë Turqia është në mbrojtjen e Republikë së Kosovës.

 

Ndërkaq, presidenti serb, Tomislav Nikoliq po thotë :”Serbia kurrë nuk do ta njohë Republikën e Kosovës, sepse “Kosova është Serbi”, që nënkupton pretendimet territoriale ndaj Kosovës, përkatësisht ripushtimin e Kosovës-rikthimin e sovranitetit kolonial të Serbisë në Kosovë. Këtë e dëshmon, edhe pushtimi i Veriut të Kosovës me gjysmën e qytetit të Mitrovicës(1999-2016).

 

“Hitleri” është në Mitrovicën Veriore, në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, JO në Ankara!

 

Disa eksponentët ekstremistë shqiptarë të mbrojtjes së puçit ushtarak në Turqi (15 korrik 2016) , nuk duhet të çoroditen në skajshmëri (ashtu siç janë verbuar dhe kanë humbur rrugën në oborrin e vet, duke mos parë rrezikun e vërtetë nga “hitlerët” dhe “puçistët” kolonë serbë, që kanë vërshuar Kosovën me rikthimin e tyre), duke e quajtur “Hitler” dhe “puçist” presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan, sepse “Hitlerin” dhe “puçistët” i kanë “brenda në shtëpi”, në qeveri, në parlament, në polici dhe në institucionet e tjera shtetërore dhe shoqërore të Republikës së Kosovës

 

-O, të mjerë, “Hiteleri” është në Beograd, jo në Stamboll, ndërkaq, “puçistët” serbë, të dirigjuar dhe të mbështetur nga Nikoliqi, janë në Qeverinë e Koalicionit (LDK+PDK+Srpska Lista) dhe në Parlamentin e Republikës së Kosovës, të cilën nuk e njohin si shtet të vetin (vetëm se marrin rroga të majme në mijëra euro), por vetëm Serbinë e presidentit Tomislav Nikoliq. – A, ka më padrejtësi dhe më turp se kjo dukuri e shemtuar, të barazohet lufta çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale e UÇK-së me luftën agresive dhe gjenocidale të hitlerëve dhe të piromanëve çetniko-fashistë të Serbisë, të cilët masakruan mbi 11000 mijë shqiptarë ( ushtarakë, pleq, plaka, djemë, vajza dhe fëmijë); dhunuan mbio 20000 mijë femra shqiptare; dëbuan mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova, si dhe e dogjën dhe e shkrumuan pëllëmbë më pëllëmbë Kosovën, duke e shndërruar në varreza masive dhe në lumenj gjaku (1989-1999).

 

Mirëpo, për këtë padrejtësi dhe “agresion indirekt” ndaj sovranitetit territorial dhe shtetëror të Republikës së Kosovës, deri më sot, askush nuk u ngrit në protesta në Prishtinë, ashtu sikurse në rastin e mbështjes së puçit ushtarak në Turqi (15 korrik 2016), duke e fajësuar dhe akuzuar pa asnjë fakt valid presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, se gjoja, ai vetë e “kishte organizuar” atë!?

 

Ata që mbështesin puçe ushtarake, kanë synime dhe pretendime karrieriste, puçiste, diktatoriale dhe agresive për t’i sunduar dhe mbajtur të tjerët nën kontrollin e tyre!

 

-Kritikuesve të anshëm dhe naivë kosovarë, nuk po ua mban “sita”, që presidentin serb Tomislav Nikoliq, ta quajnë “hitler”, agresor dhe “slloba”, që ka okupuar Veriun e Kosovës, dhe, nuk po e njeh Republikën e Kosovës, duke pohuar botërisht se “Kosova është Serbi” (kështu e thotë edhe Preambula e Kushtetutës së Serbisë e vitit 2006), por iu kanë vërsuluar presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke e quajtur “hitler” dhe “puçist”, edhe pse Turqia, ndër shtetet e para, e njohu Republikën e Kosovës (17 shkurt 2008), e cila, në asnjë aspekt nuk i rrezikon interesat vitale të Kosovës, as të Shqipërisë e as të shqiptarëve në Ballkan.

 

-Në qoftë se nuk pushojnë akuzat shpifëse dhe të rreme, që kanë për qëllim njollosjen, kompremetimin dhe diskreditimin e presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, duke e quajtur “ Hitler” dhe “puçist”, Qeveria turke, lehtë mund ta tërheqë vendimin zyrtar të njohjes së Republikës së Kosovës, sepse askush nuk ka të drejtë, që të përzihet në çështje të brendshme të Republikës së Turqisë!

 

-Që të mos ndodhë një akt i tillë, qeveria e Kosovës, urgjentisht, duhet të kërkojë fjalje dhe të marrë masa në parandalimin e fushatës orkestruese kundër presidentit Erdogan, sepse ai nuk është as “Hitler” dhe as “puçist”. – E, nëse, kritikuesit naivë dhe injorantë kosovarë kanë vërtetuar të kundërtën (gjëqë kjo nuk është e vërtetë ngaqë nuk ekzikston asnjë provë materiale, sepse presideneti Erdogan është zgjedhur në mënyrë ligjore me votën e lirë të shumicës dërrmuese të zgjedhësëve, dhe se e ka mbështetjen e plotë të popullit), atëherë, do të ishte absurd dhe e papranueshme, që Prishtina dhe Tirana, të kenë marrëdhënie diplomatike me “Hitlerin” dhe me “puçistin” Erdogan.

 

Pikërisht, kjo akuzë më se e ndyrë shpifëse dhe denigruese në adresën e presidentit turk, leht mund të ndikojë, që Ankaraja zyrtare, të rishqyrtojë marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën. –E, pastaj, kritizerët dhe mbështetësit e tyre të politikës dhe të diplomacisë zyrtare të Kosovës, “ le t’i bijnë kavallit”, duke zbatuar Kushtetutën e Serbisë së Tomislav Nikoliqit: “Kosovo je Srbija”!

 

Së fundi, kanë harruar kritizerët kosovarë të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, se Kosova ende nuk është shtet i përfunduar (s’ka kufij të shënuar shtetërorë, s’ka ushtri, s’ka sovranitet të plotë) e as nuk është subjekt i së drejtës ndërkombëtare ngase ende nuk është e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

 

Presidenti turk Erdogan nuk është problemi i shqiptarëve, por Nikoliqi, Kushtetuta e të cilit, po thotë “KOSOVA ËSHTË SERBi”!

 

Qeveria e Kosovës, as ajo e Shqipërisë, nuk duhet të lejojnë, që disa “fiqfiriqë” të masmediave private, t’i helmojnë marrëdhëniet ndërshtetërore me Turqinë, sepse kjo nuk e ka okupuar pjesën veriore të Reublikës së Kosovës, por Serbia e presidentit Tomislav Nikoliq, e cila, kurrë nuk do ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës, as të drejtën e vetëvendosjes së shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, territore këto, të cilat Serbia ende i mban nënsundimin e saj kolonial (1912-2016). Ky është problem, o shqiptarë, jo presidenti turk Erdogan.

 

 Këtë, ndër të tjera, e dëshmon edhe fakti se Kosova nuk ka kurrfarë kufijsh të shënuar shtetërorë me Serbinë (por vetëm ata administrativë artificialë të Jugosllavisë së Titos, që do të thotë se Kosova është territor i Serbisë). Ky është problemi, jo presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, të cilin disa filoserbë-bishta-matrapazë dhe hyzmeqarë besnikë të Serbisë së Milosheviqit dhe të Nikoliqit, pa asnjë fakt dhe, pa asnjë arsye e kanë quajtur “puçist” dhe “hitler”!?

 

Kjo është padrejtësi, turp dhe verbëri politike, që shpie në mosbesim, në urrejtje dhe në armiqësi mes dy popujve të Kosovës dhe të Turqisë. – Kush, do t’i gëzohej krijimit të një gjendjeje të këtillë, askush, veç Serbisë dhe aleatëve të saj.

 

Së fundi, e pranuam, apo jo, shqiptarët në Ballkan, ende nuk e kanë zgjidhur problemin kolonial me katër vendet fqinje sllave : Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedlonia, domethënë, konflikti është i hapur me katër shtete, ndaj, nuk u duhet, edhe një konflikt i ri me Turqinë me mbi 79 milionë banorë, sepse, do të ishte gabim katastrofik për interesin e përgjithshëm nacional dhe shtetëror të shqiptarëve.

Artikulli paraprakPasuria milionëshe e konfiskuar e ish-deputetit shqiptar
Artikulli vijues50 të lënduar në “Beer Fest”, s’dihet kush gjuajti me armë