Komandanti i UÇMB-së, qe 7 vjet nuk ka shkuar në shtëpi

0
229
Një komandant që udhëhoqi një njësit të UÇPMB-së ka shtatë vjet që nuk ka shkuar në shtëpinë e tij në Preshevë. Atë e ka dënuar gjykata serbe me gjashtë vjet burg në mungesë.
Lulzim Ibishi nga fshati Norçë e Preshevës ka shtatë vjet që nuk ka shkelur në vendlindjen e tij. Mbi Komandant Lulin, që drejtonte një brigadë të UÇPMB-së, rëndon një dënim prej gjashtë vjetësh burgim pasi që në shtëpinë e tij policia serbe thonë se gjetën shumë armatim në vitin 2008.
 
Për Ibishin, krejt kjo ishte një inskenim.
 
Ndonëse në Kosovë është i lirë kjo nuk i mjafton. Ai u detyrua që në Kosovë ta sjellë edhe gruan dhe fëmijët e tij.
 
Ibishi ishte edhe pjesëtar i UÇK-së dhe po pret të merr statusin e veteranit./telegrafi