Komisioni për AKI-në nuk ka informata rreth sigurisë në vend

Është mbajtur mbledhja e radhës e Komisionit për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës në Kuvendin e Kosovës, ku është diskutuar Platforma për AKI-në.

Kryetari i komisionit të AKI-së, Haxhi Shala, i cili vjen nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, tha se kjo është mbledhja e parë pas gjashtë muajve bojkotim të Kuvendit.

“Sot pas gjashtë muajve për herë të parë po marrë pjesë në komision, pas kthimit të opozitës në Parlamentin e Kosovës Në këtë komision sot e kemi shqyrtuar platformën e AKI-së, implementimin e saj dhe kemi vendos si komision që radhën tjetër ta ftojmë drejtorin dhe t’i diskutojmë disa pika se sa është duke u implementuar kjo platformë në Agjencion”,citon kp të ketë thënë Shala.

Mirëpo, i pyetur nëse qytetarët e Kosovës janë të sigurt në vendin tonë dhe se kohëve të fundit janë shtuar rastet e të shtënave me armë në vendin tonë, Shala ka thënë se për këtë arsye edhe do të ftohet në mbledhjen e radhës drejtori i AKI-së që të raportojë.

“Për këtë arsye në takimin e radhës e kemi të ftuar drejtorin e Agjencionit dhe do të diskutojmë me drejtorin lidhur me të gjitha çështjet e sigurisë në vend”, deklaroi ai.

Mbledhja e Komisionit për AKI-në, u mbajt me vonesë prej 40 minutave për shkak të vonesës së anëtarit të këtij komisioni nga radhët e AAK-së, Rrustem Berisha.

Artikulli paraprakMinistria e Integrimeve Evropiane, mes pritjes së ministrit të ri dhe shuarjes
Artikulli vijuesSirianët e rrethuar ende presin për ndihma