Komiteti për arsim kundër parambrëmjeve të maturantëve

Komiteti për arsim i ka rekomanduar Drejtorisë së arsimit në Gjilan që të lëshojë një urdhëresë për të gjithë drejtorët e shkollave për ndalimin e parambrëmjeve, të cilat organizohen nga nxënësit e shkollave të ciklit të ulët dhe të mesëm.
 
Gjithashtu nga ta do të kërkohet që të informojnë prindërit e nxënësve se nuk marrin asnjë përgjegjësi në lidhje me këto organizime, të cilat po konsiderohen si të jashtëligjshme, ngase bien ndesh me ligjin parauniversitar dhe Rregulloren e miratuar për arsim në Kuvendin Komunal.
 
Këto rekomandime i ka dhënë Fehmi Sylejmani, anëtar i komunitetit të arsimit nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje”, i cili ka vlerësuar se këto organizime po bëhen në kurriz të prindërve të cilët po detyrohen që nga buxheti i varfër të paguajnë kostot e shpenzimeve të fëmijëve të tyre./Koha
Artikulli paraprakVitia dhe Kllokoti po përballen me vërshimet
Artikulli vijuesBerisha dëshmon në Prokurori. Ish-kryeministri: Meta të japë dorëheqjen