Bie besnikëria ndaj iPhone pas lançimit të iPhone 5

Një studim i realizuar nga Strategy Analytics doli në përfundimin se përdoruesit e markës Apple nuk janë më të interesuar si më parë për të qëndruar me produktet e saj.

Sipas sondazhit, 88% e zotëruesve aktualë të iPhone-t në SHBA kanë gjasa të blejnë një smartfon tjetër nga Apple në të ardhmen.

Kjo shifër është në rënie krahasuar me vitin e kaluar kur 93% e konsumatorëve do të blinin sërish një produkt pasardhës të linjës së smartfonëve nga Apple.

Rënia e besnikërisë ndaj markës së Apple shihet edhe globalisht. Sipas hulumtimit, 75% e europianëve perëndimorë do të blinin një tjetër celular Apple, krahasuar me 88% në vitin 2011.

Sipas raportimeve të fundit, konsumatorët kanë qenë të pakënaqur me iPhone 5 në aspektin e mungesës së risive, krahasuar me iPhone 4s. Taryn Tulay, analist tek Strategy Analytics, shprehet se “Pasiguria e përdoruesve aktualë në blerjen e një produkti tjetër nga Apple duhet ta shqetësojë kompaninë.” (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakSyzet LED e bëjnë programimin më interesant
Artikulli vijuesEGJIPT – POLICIA SHKATËRRON NJË RRJET TRAFIKIMI TË PORSALINDURISH NË KAJRO