Kompania Dell vjen me një produkt të ri

Microsoft ka lajmëruar se një numër krijuesish të PC-ve do të nxjerrin një seri pajisjesh Windows 8.

Një prej tyre ishte Dell dhe kompania bëri të ditur se porositë mund të bëhen që tani dhe që do të dërgohen më datë 26 tetor. Një prej tyre është XPS 12, hibridi notebook-tablet.

Në një blog të vetin Dell lajmëroi se hibridi 12 inç do të jeti i disponueshëm për porosi dhe do të ketë çmim fillestar 1199$.

Dell tha gjithashtu se edhe XPS All In One PC 27 inç është dhe ai i disponueshëm për porosi. Kompania zbuloi se All In One PC e saj Inspiron One 23 është e disponueshme për porosi dhe ka çmimin 799.99$.

Dell e ka bërë gati uebfaqen e saj për njerëzit që kanë dëshirë ti kryejnë këto porosi bashkë me PC të tjera Windows 8. Një produkt që do të dalë nga Dell, por nuk është akoma gati për porosi është tableta XPS 10, e cili është e bazuar në Windows RT.

Kompania nuk ka komentuar akoma mbi datën e daljes së tabletës. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakRritja e përdorimit të pajisjeve mobile, ul kërkimin nga kompjuterët
Artikulli vijuesHapa të thjeshtë për të parandaluar sëmundjet dhe përkeqësimet