Kompania M&S lejon punonjësit të refuzojnë shërbimin e alkoolit dhe mishit të derrit

Kompania britanike “Marks and Spencer” ia ka lejuar stafit të vet mysliman që të refuzojnë t’iu shërbjenë klientëve ushqime me mish të derrit dhe alkool.

Zingjiri i restauranteve dhe supermarketeve iu ka dhënë të drejtën stafit mysliman që me mirësjellje të refuzojnë këto shërbime duke iu thënë klientëve që të presin për një punonjës tjetër.

Zëdhënësi i kësaj kompanie ka thënë se kjo politikë e re pranon besimin fetar të punonjësve të vet, duke përfshirë këtu edhe besimin e krishterë dhe atë hebre.

Ndërkohë dy kompanitë tjera, “Asda” dhe “Tesco” nuk po pranojnë që punonjësit e tyre të refuzojnë të ofrojnë shërbim për klientët që duan të blejnë alkool dhe mish derri.

“Tesco” vlerëson se “nuk ka kuptim” që të punësojë staf i cili refuzon që të prek disa produkte, megjithatë ka thënë se kompanie e trajton secilin rast vec e vec.

Ndërkaq, në muajin tetor dy punonjës mysliman e fituan një proces gjyqësor për diskriminim kundër “Tescos” pasi menaxherët e saj mbyllën dhomat që përdoreshin nga këta punonjës për tu lutur./Daily Mail/zeri/kohaislame

Artikulli paraprakU BË BOLL MË, TASH NIS RECIPROCITETI
Artikulli vijuesTë gjithë muslimanët janë terrorist, përveq 99.9%