Kompanite më të mira dhe më të këqia për mbrojten e të dhënave të përdoruesve

Sot ekzistojnë shumë kompani të cilave ua japim të dhënat tona në internet, por jo të gjitha e meritojnë besimin tonë.

ghuii

Raporti i fondacionit „Electronic Frontier“ i quajtur „Who’s got your back“ zbulon se cilat kompani teknologjike i mbrojnë përdoruesit nga kërkesat e qeverisë për të dhëna. Raporti shpall kompanitë më të këqia për çështjen e privatësisë në internet dhe ka bërë ndryshime në atë se si sektori teknologjik sillet me të dhënat tona. Janë bërë hapa të mëdha në këtë sektor, ku çdo pikë nga raportet e kaluara është shndërruar në një yll të vogël ku shkruan praktika të pranuara më së miri nga industria.

Sidoqoftë, disa kompani mbeten mbrapa. Verizon dhe AT&T janë ndër kompanitë me vlerësim më të keq në raport.

WhatsApp, aplikacioni në pronë të Facebook-ut poashtu tregoi rezultate të këqia. Për dallim prej këtyre tre kompanive, raporti jep yje për nëntë kompani „Adobe“, „Apple“, „CREDO Mobile“, „Dropbox“, „Sonic“, „Wickr“, „Wikimedia“, „Wordpress“ dhe „Yahoo“.

Poashtu, rrjetet sociale si „Twitter“, „Reddit“ dhe „Pinterest“ janë të vetmet që zbulojnë se kur qeveria kërkon ndonjë përbajtje të largohet nga faqja.

kjioi

Artikulli paraprakTerrorizmin nuk e krijon feja, por politika.
Artikulli vijuesJa një ndër çerdhet më gjeniale të ndërtuara deri më tani nga japonezët