Pas problemeve me Note 7, vlera e Samsung bie për 17 miliardë dollarë

Pas njoftimit zyrtar për ndërprerjen e prodhimit të Galaxy Note 7, Samsung thuhet se ka humbur më shumë se 17 miliardë dollarë në vlerën e kompanisë.

E pyetur për planet e rifillimit të shitjeve (e ndoshta edhe prodhimit), një zëdhënëse e Samsung u përgjigj se nuk ka asgjë të vendosur ende për planet e ardhshme rreth prodhimit të Note 7.

Vlera e aksioneve të Samsung ka rënë për 8% kur bursa ishte mbyllur.
Kompania jugkoreane është me fat që linja e produkteve të saj të famshme Galaxy nuk e ka këtë problem, por vetëm fableti Note, sepse pasojat e saj do të ishin edhe më fatale.

Artikulli paraprakPse Amerika po heq dorë nga Kristofer Kolombo?
Artikulli vijues"Mos i jepni paratë në Kryqin e Kuq" thonë Haitianët