Komuna e Studeniçanit binjakëzohet me komunën Altinova nga Turqia

Komuna e Stueniçanit binjakëzohet me komunën Altinova nga Republika e Turqisë. Aktin e binjakëzimit e nënshkruan kryetari i Komunës së Studeniçanit, z.Azem Sadiki dhe kryetari i Komunës së Altinovës, Dr.Metin Oral.

Me këtë rast kryetari Sadiki tha se binjakëzimi është produkt i një bashkëpunim të shkëlqyer që ka pas Komuna e Studeniçanit dhe Komuna e Altinovës gjatë dy viteve të kaluara.

“Dua të theksoi se ky binjakëzim do të reflektojë pozitivisht në realizimin e shumë objektivava të komunës sonë. Deri më tani me kryetarin e Altinovës, Dr.Metin Oral kemi realizuar disa projekte të interesit të veçantë për komunën tonë. Në të ardhmen do të intesifikojmë bashkëpunimin dhe do të kalojmë në projekte konkrete. Deri më tani si rezultat i bashkëpunimit tonë janë shkëmbyer përvoja midis dy komunave duke marr administrat jonë komunale përvojat e komunës së Altinovës, ndërsa së fundmi kemi relaizuar edhe një projekt në fushën e sportit, ku Klubi i Mundjes “Studeniçani” ka qenë në një udhëtim tematiko-stërvitës në këtë komunën. Unë besoj se nga ky binjakëzim në fund do dalim të kënaqur, faqebardh dhe me disa projekte të realizuara që do jenë të interesit të veçantë për banorët e komunës sonë”, tha kryetari Sadiki, gjatë aktit të nënshkrimit të marrëveshjes për binjakëzim.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Altinovës, Dr.Metin Oral theksoi se komuna që ai drejton dhe komuna e Studeniçanit kanë shumë ngjashmëri për nga aspekti i shtrirjes gjeografike dhe premtoi se në të ardhmen dy komunat do të kalojnë në projkete konkrete për tu realizuar.

“Komuna e Altinovës ka shumë ngjashmëri me Komunën e Studeniçanit, shtrirja gjeografike, mundësit për zhvillimin e turizmit, kulturës, sportit dhe bujqësisë janë disa nga sferat që na bashkojnë. Pemëtaria në komunën tonë është shumë e zhvilluar andaj në të ardhem do të shkëmbejmë përvoja me bujqit e Komunës së Studeniçanit, se si edhe këtu të kultivohet dhe zhvillohet pemëtaria. Po ashtu kemi shtejlluar me kryetarin Sadiki edhe shumë projkete nga sfera e kulturës, sportit, arsimit, turizmit etij. Dua të faleminderojë kryetarin Sadiki për pritjen dhe qytetratët e Studeniçanit. Për disa ditë sa jam në këtë komunë jam ndier si në shtëpin time”, tha kryetari i Altinovës, Dr.Metin Oral pas nënshkrimit të marrëveshjes për binjakzim.

Dr.Metin Oral i shoqëruar nga kryetari Sadiki më pas vizitojë edhe xhamin e fshatit Studeniçan, që mbanë emrin e hoxhës dhe dietarit të madh “Atulla Hoxha”, ku së bashku me imamin e xhamisë Mutalip ef.Ademi vizituan edhe shkollën fetare për fëmijë të kësaj xhamie ku mësohet dhe kultivohet Kurani dhe normat fetare islame. Në fund ai takojë edhe shumë qytetarë të fshatit Studeniçan ku qëndrojë për disa orë me ata për të bashkëbiseduar

Artikulli paraprakSkandaloze: Zyrtar i komunës së Gazi Babës zihet me diplomë falsë, magjistron në vitin 2014, diplomon sivjet
Artikulli vijuesShqipëri:Kamioni i ushtrisë përplas 6 makina