Konfirmohet prania e rritur e Aflatoksinës M1

Hulumtimet laboratorike të zbatuara në Maqedoni në produktet e prodhuesit kroat “Dukat” konfirmuan se në qumështin “Lagano jutro” ka prani të rritur të aflatoksinës M1.
Siç njoftoi Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë, rezultatet e marra nga hulumtimet laboratorike të zbatuara nga Fakulteti i Mjekësisë veterinare, konfirmuan rritjen e pranisë të aflatoksinës M1 me vlerën mesatare nga 0.152 mikrogramë për kilogram. Bëhet fjalë për mostrat e analizuara prej 360 litra qumësht në kuti nga ky brend, që ndodhen mbi mbikëqyrjen në magazinën e importit, respektivisht që nuk lëshohen në qarkullim.

Këto sasi, siç qëndron në njoftim, me urdhrin e Agjencisë do të shkatërrohen.

Artikulli paraprakLibia shënoi përvjetorin e revoltës
Artikulli vijuesShpërthime në Bagdad, 28 të vrarë