Shpërthime në Bagdad, 28 të vrarë

Nga një seri shpërthimesh me bomba në disa zona të Bagdadit, janë vrarë të paktën 28 dhe janë lënduar 100 të tjerë.
Shpërthimet kanë ndodhur në lagjet Sader Siti, Habibia, Kahir dhe në zona tjera të kryeqytetit, cak ishin forcat e sigurise se regjimit shiit.

Ministria e Naftës në të njëjtën kohë ka bërë të ditur se një shpërthim i një bombe ka dekativizuar një tubacion që mbante derivate të naftës nga rafineria më e madhe vendit në Beiji që gjendet në një provincë veriore.

Nuk është raportuar për të lënduar nga ky shpërthim.

Artikulli paraprakKonfirmohet prania e rritur e Aflatoksinës M1
Artikulli vijuesLG prezanton modelin Optimus G Pro me 5.5”