Nga Policia e Kosovës është konfirmuar, nëpërmes raportit policor, vrasja në fshatin Lajthishtë në Obiliq.
Për këtë policia ka arrestuar dy persona dhe në bastisje e sipër të shtëpisë së tyre është gjetur edhe një pistoletë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar, pasi që të njëjtit për motive të panjohura dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Viktima është dërguar në QMKF-Obiliq pa shenja jete, ndërsa me vendim të prokurorit njësitet policore kanë bastisur shtëpinë e njërit të dyshuarit dhe aty kanë gjetur e konfiskuar një pistoletë të tipit Ekol-Special me të cilën dyshohet se është kryer vepra e cekur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, përshkruhet rasti në raportin policor.