Më 28 Nëntor, FSK parakalon në Tiranë

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për herë të parë, përkrah Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, do të shihet në parakalim edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Prej më shumë se një muaji 65 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë grumbulluar në Istog, në kazermën që mban emrin “Ushtarët e NATO-s”.

Çdo ditë, ata janë duke bërë përgatitjet për marshimin që do ta bëjnë për herë të parë, dhe atë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Nga FSK-ja bëhet e ditur se pjesëtarët që sapo kanë filluar të trajnohen në dy pjesë. Në pjesën fizike e cila do të ndihmojë shumë në qëndrueshmërinë e tyre gjatë trajnimit këtu dhe gjatë marshimit atje. Dhe, në perfeksionimin e lëvizjeve të drillit, lëvizjeve të rregulloreve rreshtore që ata të jenë sa më koherent me njëri-tjetrin dhe të kenë një kohezion të mirë gjatë marshimit.

Stërvitjet e këtij kuadrati të formuar enkas për 28 Nëntorin, do të vazhdojnë deri pak ditë para kësaj date.

Duke e parë rëndësinë e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe duke e parë që është një privilegj shumë i madh për FSK-në të marrë pjesë me një kuadrat si forcë mbrojtëse dhe si ushtri në Republikën e Shqipërisë atëherë e kemi paraparë që të bëhet një trajnim pak më i gjatë, një trajnim rezident, 24 orë, dhe të del sa më mirë fundi, transmeton TCH.

Krerët e FSK-së thonë se për pjesëtarët e FSK-së, të kuadratit për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, të marrësh pjesë në marshimin për 100 vjetorin e shtetit shqiptar është krenari.

Në maj të këtij viti, ministri i mbrojtjes së Shqipërisë i pati bërë ftesë publike Forcës së Sigurisë së Kosovës për të marrë pjesë në paradën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për çfarë miratimi kishte ardhur menjëherë.kohaislame

Artikulli paraprakMbi sëmundjet e zemres
Artikulli vijuesPse gjermanët po Islamizohen?