Konfirmon Poposki: Zgjedhje do të ketë më 5 qershor

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nuk pranoi të fliste me gazetarët dhe shmangu kamerat pas takimit me partnerët e koalicionit ”Për Maqedoninë më të mirë.

Në vend të Gruevskit, një deklaratë për mediat dha ministri i punëve të jashtme, Nikolla Poposki, i cili theksoi se janë marr vesh për pjesëmarrje të përbashkët dhe programin zgjedhor që planifikohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen me 5 qershor, duke inkurajuar të gjithë bartësit politik në vend që të japin kontribut konstruktiv.

Ai bëri të ditur edhe njëherë qëndrimin e tyre se zgjedhje më 5 qershor do të ketë dhe ftoi të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje që t`i bindin qytetarët se opsioni i tyre është më i mirë. Popovsi shtoi se të gjitha institucionet po bëjnë gjithçka për t`i ndihmuar KSHZ-së në organizimin e zgjedhjeve./kohaislame

Artikulli paraprakIvanov “grusht shtet” ndaj Prokurorisë Speciale, amniston të gjithë politikanët
Artikulli vijuesUkraina me kryeministër të ri