Mbi 40 migrantë janë gjetur në një kamion me targa të Serbisë

Mbi 40 migrantë ilegal nga vende të Lindjes së mesme dhe të afërt, Afganistan, Siri dhe Pakistan janë zbuluar në një kamion me targa të Serbisë, në drejtim të vendkalimit kufitar verior Tabanoc, kanë informuar sot nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas policisë, mëngjesin, rreth orës 4.15 në autostradën Kumanovë- Tabanoc, në afërsi të vendkalimit kufitar me Serbinë, kanë vërejtur një kamion të parkuar “Fiat Dukato”, me targa të Serbisë, ndërsa njëra gomë e saj ka qenë e shfryrë. Policët në tentim për tu afruar kamionit, drejtuesi i saj është larguar menjëherë.

Policia ka ndaluar migrantët ndërsa po punon në zbardhjen e plotë të rastit.

Artikulli paraprakBESA nga Çairi: Neve na presin të sinqertit, e jo Beqir Asanat e BDI-së! (FOTO)
Artikulli vijuesMbi këngën “Mulla Jakupi” të Adem Ramadanit