KONFISKOHEN 350 KG MARIHUANË

Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme Policia e Kosovës gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikut me Narkotikë ka konfiskuar rreth 350 kilogramë substanca narkotike të llojit marihuanë. Lidhur me këtë rast janë arrestuar pesë persona.

Gjithashtu, sipas policisë, në këtë aksion janë konfiskuar edhe armë dhe para. Sipas tyre, operacioni është zhvilluar në disa lokacione të rajonit të Prizrenit dhe Ferizajt.

Për aksionin në fjalë, Policia e Kosovës sot ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të jetë i pranishëm edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës (MPB), Bajram Rexhepi.

Konferenca për media do të mbahet në Drejtorinë rajonale në stacionin policor në Ferizaj prej orës 14:00. kohaislame

Artikulli paraprakPARREGULLSI NË TESTIN E MATURËS!
Artikulli vijuesBASHKËATDHETARË, MIRËSEVINI!