Pas fyerjes së Haxhilerëve AAK distancohet nga Ernest Luma

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh keqardhje për dëmin e shkaktuar nga një status në Facebook i Ernest Lumës, ku ai në urimin e tij për haxhilerët shkruan “Shkofshi e mos u kthefshi”!

“E njoftojmë opinionin publik, pelegrinët dhe të gjitha ata që janë të përfshirë në pelegrinazhin e sivjetmë, se ky status i Ernest Lumës, të cilin e kanë transmetuar edhe disa media, është qëndrim personal i tij dhe nuk ka asnjë lidhje me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e AAK.

“Mirëpo pavarësisht prej kësaj, AAK distancohet nga gjuha sarkastike e përdorur nga zoti Luma, si dhe nga ky qëndrim i tij. AAK respekton besimin dhe obligimet fetare të secilit individ e haxhinjve iu urojmë pelegrinazh të mbarë”, thuhet më tej.

Artikulli paraprakArbana Xharra i tutet klikimeve të Hoxhë Enis Ramës
Artikulli vijuesVrasësi i turistëve çekë: Do jepja jetën time në vend të atyre