Sekuestrohen 10 kg kanabis në portin e Durrësit

10 kg kanabis sativa janë sekuestruar në një makinë në Portin e Durrësit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga pronari i automjetit, Besnik Doçi, 28 vjeç, nga Mamurrasi.

Sipas policisë, droga është gjetur në automjetin tip Ford, me targë AA 298 KH, dhe ishte fshehur në 17 pako në kroskotin dhe parakolpin e mjetit.

Ndaj 28-vjeçarit rëndon akuza e trafikimit të lëndëve narkotike e mbetur në tentativë.

Artikulli paraprakIzraeli vs Kosova, kush më shumë merr ndihma ushtarake?
Artikulli vijuesIrak, forcat kurde në ofensivë për rimarrjen e Sinjarit