Konfiskohen armë dhe drogë

Njësiti antidrogë i Policisë së Kosovës ka arrestuar dy persona në rajonin e Prizrenit për kultivim të substancave narkotike.
Sipas policisë, operacioni i koduar me emrin “Teha” është realizuar në një fshat të Rahovecit dhe ka rezultuar me kapjen e një sasi te armëve, municionit e drogës.

“Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar dy shtëpi të të dyshuarve dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit F. J., lindur më 1977, janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale: tri revole dhe një xhip Isuzi, në të cilën ishte një cisternë plastike 500 l. Ndërkaq te i dyshuari R. J. lindur më 1968 është gjetur dhe konfiskuar po ashtu si provë materiale: një revole model M 57 kalibër 7.62 mm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetuesit policorë më pas kanë vazhduar në vendin e ngjarjes të quajtur Pisjak në fshatin Celinë ku në brendësi të pyllit në një hapësirë prej tre ari janë zbuluar dhe konfiskuar 145 bimë kanabis të kultivuara me gjatësi 130 cm.

Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori publik i Qarkut në Prizren dhe me autorizim të tij, personave të dyshuar u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.kohaislame

Artikulli paraprakLigji anti-mafia i klonuar sipas interesit të pushtetarëve
Artikulli vijuesMBESIN NË TERR 600 SHTËPI