Shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se lëshimi i seancës nga PDK-AAK-Nisma kinse për shkak të EULEX-it, ka të bëjë për shkak se po ofrohet Gjykata Speciale.
“Kur VV fliste për EULEX-in dhe e ftonte PDK-në që ta kundërshtonin misionin e tyre, ata e urdhëronin policinë me na ngreh zhag e ma na qu në burg. Tash po na ftojnë mu bashku në kundërshtimin e tyre ndaj EULEX-it dhe Gjykatës Speciale”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se PDK po dëshiron t’i prij tash valles.
Ai ka shtuar se deputetët e PDK-së nuk janë parimorë dhe se këtë e kanë individuale.
“Kur pe shohin se po ofrohet stuhia e Gjykatës Speciale, ata tash janë në gjendje me kallë Kosovën,e ne nuk dëshirojmë ti hyjmë kësaj valle”, ka thënë Konjufca.
Ai po ashtu ka pyetur gjykatësin Beqir Kalludra se sa vite burg do t’ia jepte Astrit Deharit nëse do të ishte gjallë.
“Ju jeni ata që edhe për së vdekuri të dënoni”, tha Konjufca.