KONKURRENTËT E LUSIN VOLKSWAGENIN TË MOS E SHTOJË PRODHIMIN

0
185

Derisa kompania gjermane Volkswagen planifikon të shtojë prodhimin e automjeteve, prodhuesit tjerë kanë telashe të mëdha për shkak të kërkesës së ulur për automjetet e tyre.

Për këtë arsye disa prodhues me nam i kanë dërguar një apel ‘solidariteti” grupacionit gjerman të automobilave që të mos i zgjerojë kapacitetet e veta, ndonëse Volkswagen zotëron 23.9 për qind të tregut evropian.

Prapa apelit për “solidaritet” qëndrojnë kompanitë Fiat, Peugeot-Citrone, Renault dhe Opel, të cilat në Bruksel po lobojnë që të zvogëlohen kapacitetet në auto industri, por edhe barrierat që ndalojnë mbylljen e fabrikave dhe largimin e punëtorëve.

Për dallim nga repartet e Volkswagenit që punojnë normalisht, fabrika e Fiatit në Napoli do të mbyllet së shpejtim kurse Peugeot planifikon të largojë nga puna 14 000 punëtorë, në mënyrë që të zvogëlojë humbjet në shumë prej 819 milionë eurove në gjysmën parë të këtij viti.

Problem shtesë për këto kompani evropiane paraqesin dhe automobilat e vegjël nga Azia, kështu që përkundër uljes së çmimeve, Peugeot humb mesatarisht 780 euro për një automobil të shitur, kurse Fiati 142 euro.

Dhe derisa ata flasin për konkurrencën nga Azia, Volkswagen pikërisht atje shet më së shumti automobila, andaj nuk habi fakti që mesatarisht fiton 916 euro për secilin automobil të shitur. Audi dhe Porsche, ndërkaq, që i janë bashkuar Volgswagenit, realizojnë fitim mesatar prej 4 242, përkatësisht 16 826 eurove për çdo automjet të tyre të shitur.kohaislame