Konsumimi i mollëve zvogëlon kolesterolin e “dëmshëm”

Me konsumimin e rregullt të dy mollëve në ditë, sipas shkencëtarëve, femrat mund të mbrohen nga sëmundjet e zemrës, në veçanti nga infarkti.

Shkencëtarët kanë zbuluar se mollët në masë ta madhe zvogëlojnë nivelin e yndyrës në gjak dhe atë më shumë te femrat gjatë periudhës së menopauzës. Kjo njëherësh është edhe grupi më i rrezikuar i njerëzve që mund të pësojnë sulm në zemër dhe në tru.
Me konsumimin e mollëve për gjashtë muaj rresht nivelin e kolesterolit do ta zvogëloni për një të katërtën. Suksesi më i madh është në zvogëlimin e kolesterolit të “dëmshëm” si pasojë e të cilit krijohen droçkat në gjak, me ç’rast vjen deri te mbyllja e enëve të gjakut.
Llogaritet se rreth 45% e femrave gjatë periudhës së pasmenopauzës vuajnë nga sëmundje të ndryshme të zemrës dhe nga sulmi në tru.
Shkencëtarët thonë se nga menopauza femrat kanë një mbrojtje natyrore, por nga mosha 50-vjeçe e më shumë rreziku sa vjen e rritet. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakZuckerberg: Facebook nuk do të prodhoj telefon
Artikulli vijuesDigjet treni në Indi, mbi 40 të vrarë