Digjet treni në Indi, mbi 40 të vrarë

Një zëdhënës i Ministrisë së Hekurudhave të Indisë ka thënë se të paktën 30 njerëz dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar bordin e një treni të pasagjerëve në jug të vendit.

Sipas BBC-së, një vagon është përfshirë tërësisht nga flakët, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të shpëtuar të mbijetuarit, raporton rel.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një lidhje e shkurtër në vagon. Treni po udhëtonte drejt qytetit Çenai./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakKonsumimi i mollëve zvogëlon kolesterolin e “dëmshëm”
Artikulli vijuesPalestina kritikon Obamën për ndihmat ushtarake ndaj Izraelit