Të mbroni organet tuaja më vitale është kaq e thjeshtë, mjafton të shtoni në dietën tuaj të ushqimit disa arra apo fruta tjera të thata
Ekspertët mjekësorë sugjerojnë konsumin e frutave të thata për shkak se me këtë ju do të keni gjumë më të mirë, do të keni nivel të ulët të kolesterolit dhe zvogëloni rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Kjo ndikon shumë sidomos te gratë.
Besoni ose jo, një e treta e grave amerikane vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit si dhe 90 për qind e tyre kanë faktor rreziku për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare si goditjet dhe sulmi në zemër. Të mbroni organet tuaja më vitale është kaq e thjeshtë, mjafton të shtoni në dietën tuaj të ushqimit disa arra apo fruta tjera të thata. Këto janë të mbushura me antioksidues dhe omega-3 acide yndyrore që ndihmojnë t’ju mbajnë të mbrojtur. Sipas studimeve të fundit thuhet se konsumi i disa arrave në ditë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe mbron nga shtimi i padëshiruar në peshë. Ekspertët gjithashtu theksojnë se arrat ulin nivelin e kolesterolit, duke ju bërë të flini më rehatshëm dhe ndihmon në mbajtje të mirë të trupit,
Doza e sugjeruar është dy herë në ditë në sasi aq sa mund të mbash në grusht. Ato mund t’i konsumoni si të vetme apo shtoni ato në jogurt ose sallata.