Kontrolli i trafikut ajror në Britani me sistem të ri

Organizata për kontrollin e trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar NATS tha se do të shpëtojë miliona paund me ndihmën e desktopëve virtual dhe sistemit të ruajtjes së të dhënave i bazuar në flash për infrastukturën e saj të re.

NATS po i transferon të gjitha shërbimet IT desktop në një infrastrukturë të bazuar në cloud.

Duke krijuar një ambient të desktopëve virtual NATS pret që të zvogëlojë kostot prej 9 milion paund gjatë katër viteve të ardhshme, të përmirësojë qëndrueshmërinë, të tkurrë gjurmët e saj mjedisore dhe të shpërndajë një shërbim më cilësor ndaj përdoruesve.

NATS tha se infrastruktura cloud do të ketë një bashkëpunim të përmirësuar mes stafit të saj dhe partnerëve të bizneseve nëpër vendet e NATS dhe rajoneve gjeografike.

Organizata për kontrollin e trafikut ajror në Mbretërinë e Bashkuar (NATS) tregon se stafi i saj do të ketë akses në shërbime, informacione dhe aplikacione që do të ju duhen për rolet e tyre të veçanta, duke krijuar një eksperiencë të përshtatur.

Sistemi do të mbështetet nga seria e flash memories Violin Memory 6000 Gavin Walker. Sipas organizatës ky sistem do të sigurojë një “arkitekturë elastike”, duke shmangur çdo pikë të dështimit.

IBM ka kërkuar të përvetësojë sistemin e flash të memorieve “Texas Memory Systems, një hap ky që do të shtonte linjën e ruajtjes dhe qendrën e të dhënave të sistemeve në një teknologji me një gjendje solide.

Kompania analitike IDC parashikon se deri në vitin 2016 sistemi i ndërrmarrjeve do të prokurojë gati tre exabytes ruajtje, apo një milion gigabajt ruajtje në gjendje solide në vit. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakFushata kundër karikaturave të Muhamedit (alejhi selam)
Artikulli vijuesNë 2002 ka pasur plan për arrestimin e Ali Ahmetit