Për ata që e përdorin tej mase Facebook-un, ka lajme jo të mira

Përdorimi i madh i rrjeteve sociale mund të ndikojë në aftësitë tuaja morale dhe njohëse, ka gjetur një studim.

Një hulumtim tregon se njerëzit të cilët vazhdimisht shkruaj tekst-mesazhe ose përdorin rrjetet sociale, kanë më pak gjasa që të përfshihen në të “menduarit reflektiv” dhe t’i cilësojnë qëllimet morale në jetë si më pak të rëndësishme.

Nicholas Carr, në librin e tij të nominuar për Pulitzer “The Shallows”, ai diskuton atë se si interneti është duke ndryshuar mënyrën se si ne mendojmë, lexojmë dhe kujtojmë.

Carr thotë se interneti po shkakton një rënie të mendimit reflektiv. Arsyeja për këtë është marrja e shpejtë e informacioneve, që përfshin zakonisht tekste të shkurtra, postime, komente dhe mesazhe të cilat nuk marrin shumë kohë për t’u proceduar.

Ai thotë se përderisa ne mësohemi çdo herë e më shumë me komunikim të shpejtë dhe të shkurtër, ne mësohemi gjithashtu edhe me mendim të shpejtë dhe të shkurtër.

Kjo do të shkaktojë një rënie të mendimit reflektiv, i cili kontribuon në rënie të rëndësisë së moralit dhe një rritje të hedonizmit dhe imazhit.

Studimi më i fundit në këtë fushë, dëshmon se përdorimi i madh i rrjeteve sociale është duke shkaktuar një rënie morale dhe njohëse tek njerëzit.

Artikulli paraprakAkademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare
Artikulli vijuesSkandal apo revolucion? Humor në rrjet për kufjet e iPhone