Kopertina e zemërimit: “Përdhunimi islamik i Europës”

Kopertina e një reviste të djathtë polake ka shkaktuar zemërim jo vetëm në Europë.
Titulli i revistës lexon “Përdhunimi islamik i Europës”, ndërsa në foto duket një vajzë bionde, e mbështjellë me flamurin e BE, e cila po përdhunohet nga disa meshkuj.
Në rrjetet sociale, kopertina po krahasohet edhe me propagandën fashiste në Itali gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Që nga “Guardian” e deri tek “Washington Post” e kanë kritikuar këtë kopertinë.
Autorja, gazetarja Aleksandra Rybinska, e ka justifikuar kopertinën për BBC, duke thënë se ajo është simbolike, për të treguar se emigrantët kanë të tjera tradita, vlera e këndvështrim për botën.
Revista njihet si javorja më e madhe konservatore, një mbështetëse e Partisë Ligj dhe Drejtësi, aktualisht në pushtet.
Kryeministrja aktuale, Beata Szydlo ishte shprehur përpara zgjedhjeve të tetorit të shkuar se “refugjatët sjellin sëmundje të rrezikshme, si kolerën në Greqi, dizenterinë në Vjenë, parazitët në vendet e tjera”.
Kritikët thanë se këto parulla të kujtojnë nazizmin. 

 

Artikulli paraprakUNICEF: Çdo ditë humbin jetën dy fëmijë refugjatë
Artikulli vijuesRamush Haradinaj jep dorëheqje nga mandati i deputetit