A e dini se? Mushafi njohur si Mushafi i Medines është shkruar i gjithi me dorë? Unë gjithmonë kam menduar se është shkruar në formë digjitale duke përdorur një font të caktuar por rezulton se ishte krejtësisht gabim dhe kjo ishte e gjitha e shkruar nga ky njeri:
Emri i tij është Shejh Uthmani Taha dhe ai personalisht ka shkruar katërmbëdhjetë kopje të Kur’anit në jetën e tij, katër për Kompleksin e Mbretit Fahd për shtypjen e Kur’anit të Shenjtë e cila ndodhet në Medine, kopje të cilat i morrën 18 vjet nga jeta e tij për t’i realizuar. Një Mushaf zakonisht kërkon më shumë se 3 vjet për tu shkruar dhe një vit shtesë për tu lexuar shqyrtuar dhe korrektuar.
Shejh Uthmani ka lindur në Aleppo të Siri në vitin 1934 dhe interesin i tij në kaligrafi është udhëhequr me studime tek shumë mjeshtra të kaligrafisë arabe, duke përfshirë të ndjerin Shejh Musa Azmi, një nga kaligrafët më të famshëm të Turqisë moderne nga i cili ai ka marrë certifikimin. Në vitin 1988, ai udhëtoi për në Arabinë Saudite, ku i ishte dhënë detyra e bekuar e të shkruarit të Kur’anit për Kompleksin e Mbretit Fehd për shtypjen e Kur’anit të Shenjtë.
Miliona kopje të Kur’anit të Shenjtë janë shpërndarë falas në të gjithë botën nga Arabia Saudite, në qoftë se ju keni një kopje të Mushafit të Medines është shumë e mundshme të ishte e shkruar prej tij. Mund ta imagjinoni shpërblimet që ai merr çdo herë që faqe lexohet ndonjënga faqe Kur’ani nga miliona lexues në mbarë botën? Kohaislame.com
Nga Rafiq Ebu Safijes/ilmfeed
Solli në shqip Kohaislame.com