Ka ngjallur dyshime shmangia për katër herë e objektivit nga avionët luftarakë rusë që nga dita kur në provincën turke të Hatajit është instaluar stacioni zhurmues, KORAL.
ASELSAN, kompania turke që operon në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe që ka korrur suksese të njëpasnjëshme në projektet kombëtare, në ditët që lamë pas u kishte dorëzuar Forcave të Armatosura të Turqisë (FAT) sistemin e luftës elektronike për ndërhyrje në sinjalet e radarit, “KORAL”, që vlerësohet si një mrekulli e re e inxhinierisë.
Goditja për katër herë në objektiv të gabuar nga avionët rusë që nga dita kur në provincën turke, Hatay është instaluar stacioni zhurmues KORAL, i cili deri më tani i ka kaluar me sukses të gjitha testet, ka ngjallur dyshime.
Së fundmi avionët luftarakë rusë kanë goditur kampet e organizatës terroriste YPG në Siri, kurse më herët kishin goditur objektivat e Esadit, aleatit të tyre në Siri.
Sistemi turk i luftës elektronike, KORAL, ndërhyn në frekuencat e radarëve, avionëve, sistemit të raketave S-400 dhe i ‘qorron’ ato.