Rreth 4.400 emigrantë nga Gjevgjelia kanë arritur në Tabanovce

Në Maqedoni vazhdon rritja dramatike e numrit të emigrantëve në krahasim me ditëve të fundit. Këtë e bën të ditur organizata ndërkombëtare UNHCR dhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Sipas të dhënave të tyre dje nga kampi pritës i stacionuar në Gjevgjeli në drejtim të Tabanovce kanë shkuar rreth 4.400 emigrantë, transmeton Zhurnal.
Ky fluks i madh i emigrantëve që tranzistojnë në vend nuk ka shkaktuar probleme në funksionimin e shërbimeve për pranimin e tyre, akomodimin dhe regjistrimin. Emigrantët kanë patur ndihmën edhe nga aktivistëve të shumë organizatave joqeveritare.
Këta aktivist i kanë ndihmuar emigrantët duke ndarë 420 pako ushqimore, 85 pako me ujë, 23 batanije, 4 paketa për bebe, 5 pako biskota, 3 pako pampers pelena.

Po ashtu emigrantëve i është dhënë dhe ndihmë mjekësore mirëpo askush nuk ka patur nevojë që të dërgohet në spital.

Artikulli paraprakTreni i fëmijëve për Bajram solli gëzim për fëmijët e Gostivarit
Artikulli vijuesRefugjatët: Në këtë Bajram na mungojnë familjet dhe shtëpitë tona