OKB bën thirrje: Ju që vuani nga uria hani insekte

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë e OKB-së (Food and Agriculture Organization of the United Nations, FAO) bëri thirrje për rritjen e konsumit të insekteve, si formë ushqimi, për të luftuar valën e shpërthimeve të urisë në vendet në zhvillim.

Sipas të dhënave të Organizatës, tashmë 2 miliardë njerëz sipas shkallëve të ndryshme të rregullsisë ushqehen me buburreca, karkaleca dhe milingona. Sipas ekspertëve, insektet janë mjaft ushqyese dhe shumohen lehtë, si dhe janë të përshtatshme për ushqimin e peshqve dhe të kafshëve.

Autorët e raportit të OKB-së theksojnë se paragjykimi nga ana e konsumatorëve potencialë në vendet perëndimore mbetet një pengesë e pakapërcyeshme tani për tani për përhapjen e gatimeve (pjatave) me insekte.

Artikulli paraprakKoreja e Veriut ka 200 platforma të lëvizshme të lëshimit të raketave
Artikulli vijuesRrëzimi i një peme në Nigeri vrau më shumë se 30 persona