Korrupsion në të gjitha nivelet!

0
106

Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka komentuar sërish hetimet lidhur me demonstratën e 21 janarit.

Ajo është shprehur e kënaqur nga hetimet për aq sa është arritur, duke theksuar se, edhe në vende me demokraci të zhvilluar është e vështirë të zbardhet vrasja, sidomos kur qëllohet në turmë.

Ina Rama i konsideroi hetimet e 21 janarit si në kushte shumë të vështira. Ndër të tjera, Ina Rama, tha se, ka pasur raste të korrupsionit edhe në Prokurori.

Kryeprokurorja deklaroi se ka pasur tentativa për të fokusuar luftën kundër korrupsionit, ndonëse ka akuza për korrupsion në nivele të larta dhe të ulëta zyrtarësh. Ajo tha se, gjykatat në disa raste e kanë toleruar korrupsionin.

E pyetur nëse në Prokurori ka të korruptuar, ajo e ka konfirmuar këtë fakt. Por, zonja Rama theksoi se institucioni i drejtuar prej saj ka tentuar ta luftojë këtë fenomen.kohaislame