Samsung sjell Galaxy Mini 2

Samsung ka zbuluar modelin e saj të ri të telefonit Galaxy Mini 2, i cili është prezantuar zyrtarisht në shkurt të këtij viti.

Ky model i ri i telefonit Android, i sjell nga prodhuesi më i madh në botë i telefonave, Samsung, tashmë ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar, vjen me versionin Android 2.3 Gingerbread.

Për më tepër, Samsung Galaxy Mini 2 vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 3.27 inç HVGA, procesorin 800MHz, si dhe me kamerën prej 3 mega-pikselëve.

Mirëpo kjo nuk është e tëra që sjell, Galaxy Mini 2, pasi që i njëjti përmban edhe Bluetooth 3.0, USB 2.0, 802.11 b/g/n WiFi, DLNA, NFC, akselerometrin, 512MB RAM, dhe 4GB memorie të brendshme. / Telegrafi / kohaislame /

Artikulli paraprakSamsung Galaxy S III më i dobët se iPhone 4 (Video)
Artikulli vijuesKorrupsion në të gjitha nivelet!