Kosi, i lehtë dhe i ushqyeshëm

Kosi, ose qumështi i mpiksur me tharm, që zakonisht vjen pak si i thartë, është i mirë, i shëndetshëm, tepër i përshtatshëm për dietë dhe i nevojshëm për t’u ushqyer me ekuilibër. Kosi (ose jogurti, siç preferohet të quhet sot) ka shumë variante, si kosi me ose pa fruta dhe me shije te ndryshme. Kosi është përdorur edhe nga popullsi të tjera në kohë më të lashta. Ai njihej edhe nga fenikasit, grekët dhe romakët.

Kosi bëhet duke i shtuar qumështit dy baktere kryesore- Lactobacillus bulgaricus dhe Streptococcus thermophilus, të cilat e kthejnë sheqerin e qumështit në acid laktik, i cili i që i jep atë shijen karakteristike kosit. Popullariteti i kosit varet nga prania e baktereve që përmendëm më sipër, pasi shumë studime kanë arritur në përfundimin se që të marrim veçoritë ushqyese të kosit, këto baktere duhet të jenë të gjalla në të kur e hamë atë.

Edhe pse kosi ka shumë shekuj që ekziston e përdoret nga njeriu, në shekullin e kaluar ai u bë shumë i njohur pasi iu shtuan edhe frutat dhe shumë shije të tjera, duke e kthyer në një ushqim të shpejtë, të shëndetshëm dhe me pak yndyrë.
Kosi mund të përfitohet nga qumështi i çdo kafshe, qoftë ajo lopë, dhi, dele ose deve, por kuptohet me vlera të ndryshme ushqyese. Kosi i bardhë është më i tretshmi nga trupi pasi ka fermentues që ndihmojnë në asimilimin e çdo vlere ushqimore të qumështit nga trupi. Kush mban ditë duhet të ketë parasysh që kosi me fruta ka edhe sheqer ekstra të shtuar nga prodhuesit.
Kosi është i pasur me proteina, ka disa vitamina B dhe minerale. Yndyra e kosit varet nga yndyra e qumështit nga i cili është bërë.

Përdorimet e kosit në kuzhinën shqiptare janë të shumta, si për shembull tava e kosit, taratori, petullat me kos, etj. /pertymoter/kohaislame

Artikulli paraprakLIGJËRATA ANTI ISLAME NË NJË SHKOLLË TË SHQUAR USHTARAKE NË SHBA
Artikulli vijuesApple sjellë hartën 3D