Po fillon reforma shëndetësore në Kosovë dhe Shqipëri, Kosovë: implementimi i harduerit

Ministria e shndetësisë së Kosovës po fillon implementimin e harduerit në institucionet shëndetësore.

Shqipëria dhe Kosova po zbatojnë sistemet e informacionit të pacientëve për të rritur kujdesin shëndetësor të spitaleve, transparencën dhe efektshëmrinë e për të ofruar një bazë të besueshme të dhënash të informacionit mbi pacientët.

Sistemi i statistikave shëndetësore të Kosovës përfshin një rregjistër pacientësh që mbledh të dhënat lidhur me shëndetin që mund të njoftohen tek mjekët, vendim-marrësit kombëtarë e ndërkombëtarë.

Rregjistri bën të mundur që institucionet e kujdesit shëndetësor dhe qeveritare të analizojnë administrmin e spitaleve e punën e tyre dhe të ndihmojnë identifikimin e problemeve më të shpeshta shëndetësore, tha përSETimesFaik Hoti, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës po zhvillon gjithashtu një sistem të integruar të informacionit shëndetësor në partneritet me qeverinë e Luksemburgut.

Sistemi do të mundësojë institucionet e kujdesit shëndetësor të mbajnë një kartë elektronike e do t’i ofrojë ministrisë mjete për të vëzhguar punën e tyre. Por ka çështje shtesë që prekin sistemin e kujdesit shëndetësor.

Gjykata kushtetuese e Kosovës përkohësisht pezulloi katër nene të një ligji të miratuar dhjetorin e fundit që përcaktonin se mjekët duhet të zgjidhnin nëse do të punonin në organizatat shëndetësore publike apo private, deri në fillim të 2014-tës.

Punët në të dyja ka qenë një mjet shumë përfitues për mjekët për të marë pacientët nga klinikat publike në ato private — një dukuri anembanë rajonit.

Legjislacioni ndezi një debat midis ministrisë së shëndetësisë dhe sindikatave të kujdesit shëndetësor.

“Ligji shkel lirinë e mjekëve për të ushtruar profesionin e tyre. Ai nuk mund t’a përmirësojë gjendjen nëse ministria nuk nxit për një miratim të njëkohshëm të një ligji mbi sigurimin shëndetësor,” tha përSETimesBlerim Syla, kryetar i Federatës së Kujdesit Shëndetësor të Kosovës.

Hoti tha se gjykata do të hapë përfundimisht rrugën për reformat e nevojshme që ministria është angazhuar të ndërmarë.

“Ministria do të japë prova të arsyes së çdo neni … që përfaqëson interesin e 2 milionë njerëzve të Kosovës që kanë nevojë për më shumë shërbim më të mirë shëndetësor sesa kanë sot,” tha Hoti.

Shqipëria ka nisur dy module sistemesh informacioni që më 2010 në Qendrën Spitalore Nënë Tereza të Universitetit të Tiranës. Moduli i parë skicon lëvizjen e pacientëve dhe i dyti mbikëqyr e rregullon fluksin e barnave dhe materialeve mjekësore.

“Jemi të angazhuar në zbatimin e fazës së tretë të projektit që do të na mundësojë kompjuterizimin e dosjes klinike të çdo pacienti,” tha për SETimesRedi Saliasi, administrator i marrëdhënieve publike për sistemin e informacionit të spitalit.

Saliasi tha se sistemi ka ngritur ndjenjën e përgjegjësisë të personelit të spitalit duke bërë të mundur që të ndjekin informacionin lidhur me pacientët ndërsa pakësojnë kohën e përpunimit.

Ai ka përmirësuar gjithashtu referimet e pacientëve nga mjekët në spital, duke penguar një dyndje të pacientëve në qendër, gjë që ishte një problem i madh në të kaluarën, shtoi Saliasi.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë përgjithmonë të mbajmë dokumente për një vit ose dy e të shpjegojmë [veten] te mjekët … Më e rëndësishme, rradhët e gjata ka të ngjarë të hiqen,” tha për SETimesShyrete Berisha, një banore e Prishtinës.

Në Shqipëri mjekët nuk janë ende të detyruar të qëndrojnë në një sektor.

“Arsyet që japin për këtë ekspertët në ministrinë e shëndetësisë janë të lidhura me pagat e ulëta të punonjësve të kujdesit shëndetësor,” tha përSETimesAlisa Demollari, zëdhënëse për Ministrinë e Shëndetësisë të Shqipërisë.

Demollari tha se ministria pret t’a zgjidhë çështjen pasi të rregullojë të gjithë tregun e punës shëndetësore.

Fillon implementimi i harduerit në institucionet shëndetësore

Në Ministrinë e Shëndetësisë u mbajt sot takimi lidhur me fillimin e instalimit të fazës së parë të Projektit për implementimin e Harduerit në institucionet shëndetësore të Regjionit të Prizrenit dhe të Prishtinës në kuadër të zbatimit të Strategjisë së Sistemit të Informimit Shëndetësor.
Në këtë takim ku morën pjesë zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë, QKUK-së, përfaqësuesit e lartë të Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë përfshirë edhe kreun e tyre, Pierre Weber, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tha se pritjet e MSh-së janë të jashtëzakonshme nga ky projekt i cili parqet kurrizin e reformës shëndetësore në Kosovë, në funksion të themelimit të Shërbimit Shëndetësor Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Ministri Agani tha se projekti i Sistemit të Informimit Shëndetësor duhet të funksionalizohet në atë mënyrë që të jetë një qind për qind në funksion të reformës shëndetësore dhe Shërbimit Shëndetësor Spital dhe Klinik Universitare të Kosovës.
Sistemi i ri i Informimit Shëndetësor integron tërësinë e institucioneve shëndetësore me teknologji më bashkëkohore. Funksionalizimi i këtij sistemi do të mundësojë përcjelljen e dhënies së kujdesit shëndetësor, menaxhimin financiar dhe planifikimin modern të resurseve shëndetësore në tërësinë e sistemit shëndetësor.
Në fazën e parë, planifikohet të mbulohen me harduer QKUK dhe spitalet rajonale, duke vazhduar me qendrat e mjekësisë familjare.
Kjo fazë e projektit do të realizohet me mjetet e Qeverisë së Luksemburgut përmes Projektit KSV/014 Lux Dev – mbështetje shëndetësisë në Kosovë dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Artikulli paraprakRestaurimi rrezikon vlerat e Hamamit?
Artikulli vijuesSHBA: Amerikani dënohet me 35 vjet për terror në Mumbai