Ministri i Brendshëm i Gjermanisë bën thirrje për mos pjesëmarrje në protestat e PEGIDA-s

0
188

 

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas De Maiziere, ka bërë thirrje për mos-pjesëmarrje në protestat e lëvizjes Patriotët Evropian Kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA), raporton Anadolu Agency (AA).

 De Maiziere pas prezantimit të raportit të Emigracionit në Qendrën Federale të Shtypit në një deklaratë duke i sugjeruar qytetarëve për mos-pjesëmarrje në protestat e PEGIDA-s tha se: “Nuk ndiqen këto lloj njerëzish”.

 De Maiziere i cili thekson se nuk ka ndërmend të takohet me organizatorët e PEGIDA-s, tha se ai është i shqetësuar në shumë çështje dhe për këtë arsye nuk ka dëshirë të takohet. De Maiziere i cili tërheq vëmendjen se në Gjermani kanë ndryshuar shumë gjëra në këto 20 vitet e fundit shprehet se duhet ti jepet rëndësi problemeve të qytetarëve dhe duhet të merren seriozisht personat që marrin pjesë në protesta.

 De Maiziere thekson se në protestat që do të zhvillohen në qytetin Leipzig nga LEGIDA e cila është zgjerimi i lëvizjes PEGIDA do të jenë të pranishëm 4 mijë forca policie ku 900 nga këto policë do të jenë policë federalë, ndërsa të tjerët do të jenë nga policia e shtetit.