Kosova e pavarur, realitet i pakthyeshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se pavarësia e Kosovës ë është një realitet i pakthyeshëm dhe se Kosova është faktor i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Këto komente ai i bëri pas takimit që pati me Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Nishani ka përshëndetur punën e institucioneve të Kosovës dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar që Kosova të arrijë në përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur.

Jahjaga është shprehur se e çmon dëshirën e Presidentit Nishani që vizitën e parë ta bëjë pikërisht në Kosovë, sepse kjo e ka porosinë dhe simbolikën e vet në këtë “100-vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën të parët tanë dhanë kontribut të jashtëzakonshëm”.

Duke folur për vazhdimin e dialogun të Kosovës me Serbinë, presidenti Nishani ka thënë se Shqipëria mbështet të gjitha agjendat e institucioneve të Kosovës. Ai ka shtuar se dialogu është mënyra më efikase e trajtimit dhe zgjidhjeve të çfarëdo problemit, i cili krijon parakushte për të fituar fryma e pajtimit dhe prosperimit kah rruga e Integrimit. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakA E NJIHNI KËTË NJERI?
Artikulli vijues18 Hadithe mbi xhihadin që nuk gjenden në Buharu dhe Muslim