18 Hadithe mbi xhihadin që nuk gjenden në Buharu dhe Muslim

Hadithe mbi xhihadin që nuk gjenden në Buharu dhe Muslim

“Muhammedi është i Dërguari i All-llahut, e ata që janë me të, janë të ashpër kundër jobesimtarëve, e të mëshirshëm ndërmjet vete …” (FETH, 29)
“All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten …” (TEWBE, 111)

1. Ebu Seidi, r.a. transmeton se Pejgamberi, a.s. ka thënë:
“Kush është i kënaqur që All-llahu, xh.sh. të i jet Zot, islami fe dhe Muhammedi a.s. pejgamber, e ka merituar xhennetin. Kësaj iu çuditë Ebu Seid r.a. e tha: Ma përsërit këtë o i Dërguar i Zotit! Ai (Muhammedi ) ia përsëriti këtë, e pastaj shtoi:
“Ka edhe një gjë gjë tjetër, për shkak të së cilës All-llahu e ngren robin për njëqind shkallë në xhennet, ndërsa në mes të çdo shkalle në xhennet është sikur mes qiejve dhe tokës.
E ç’është ajo punë, o i Dërguar i Zotit? – pyeti Ebu Seidi.
Xhihadi në rugën e All-llahut, Xhihadi në rrugën e All-llahut, Xhihadi në rrugën e All-llahut,-u përgjigj Pejgamberi a.s.

2. Fadl ibn Ubejdi, r.a. transmeton nga Umer ibn Hatabi, r.a. se ai ka ndëgjuar nga Pejgamberi, a.s. se thotë: Ka katër lloj shehidësh:
– Njeriu besimtar, me iman të fortë i cili e takon ushtrinë e armikut, e sinqerisht në emër të All-llahut të Lartësuar lufton deri sa nuk vdes, ky është ai në të cilin njerëzit në ditën e Gjykimit do të shikojnë kështu atëherë e ngriti kokën ashtu që i ra kapela, dhe nuk di se transmetuesi a ka menduar në kapelën e Umerit, r.a. apo të Pejgamberit .a.s.
– Njeriu besimtar, me iman të fortë i cili e takon armikun, ashtu që lëkura i rënqethet (nga frika), sikur të jetë i goditur me shkop të drurit me gjemba, dhe e godet shigjeta (plumbi) i bredhur dhe e mbytë, ky është në shkallën e dytë.1)
– Njeriu besimtar, i ka përzier veprat e mira me të tjerat të këqia, i cili takon armikun, e që sinqerisht në emër të All-llahu, xh.sh. lufton deri sa të mos mbytet, ky është në shkallën e tretë.
– Dhe njeriu besimtar, i cili ka bërë plot mëkate, e takon armikun dhe sinqerisht lufton në emrin e All-llahut derisa të mos mbytet, ky është në shkallën e katërt.

3. Rashid ibn Se’adi transmeton se ka dëgjuar njërin nga as’habët r.a. se si pyet :
“O i dërguar i Zotit, si bëhet që të gjithë besimtarët t’i jenë të eksponuar sprovës (vuajtjes) në varret e tyre pëveç shehidëve?”
“Mjaft u ka qenë atyre (shehidëve) sprova e shkreptimave të shpatave përmbi kokat e tyre” – iu përgjigj Pejgamberi, a.s.

4. Ebu Hurejre r.a. transmeton se i dërguari i Zotit ka thënë:
– “Shehidi nuk ndjenë dhembje kur të vritet, përveq se sikur dikush nga ju ta ndjenë të pickuarit e mushkonjës.”

5. Ebu Nadri r.a. thotë:
(I dërguari i Zotit kaloi pranë shehidëve në Uhud e tha:
“Për këta unë dëshmoj”
Atëherë Ebu Bekri r.a. tha:
– O i dërguar i Zotit, po a nuk jemi ne vëllezërit e tyre, e pranuam islamin siç e kanë pranuar ata dhe kemi luftuar në rrugën e All-llahut siç kanë luftuar ata!?
– Po, ashtu është – u përgjigj Pejgamberi a.s. – por unë nuk e di se çka do të veproni ju pas meje.
Ebu Bekri r.a. atëherë filloi të qajë e tha: “po a do të jetojmë ne pas teje, a ???

6. Ebu Nadri r.a. transmeton nga Abdullah ibn ebi Evfa’u r.a. se i Dërguari i Zotit në disa ditë, në të cilat është kacafytur me armikun, ka pritur që dielli ta kaloj zenitin, pastaj është ngritur dhe ka thënë:
“O njerëz, mos e dëshironi takimin me armikun, dhe kërkoni nga All-llahu, xh.sh. shpëtim e kur të ndesheni me armikun, bëni durim dhe ta dini se xhenneti është nën hijen e shpatave.” Pastaj Pejgamberi, a.s. e ka thënë këtë dua:
“O All-llah i Cili e dërgove Librin, i Cili i lëviz retë, i Cili i mposht armiqët e bashkuar, mposhti ata dhe ndihmona neve kundër tyre!”

7. Ibni Abbasi, r.a. na transmeton se i Dërguari i Zotit, në ditën e çlirimit të Mekkes tha: “Nuk ka më Hixhret (shpërngulje nga Mekka për në Medine) pas çlirimit të Mekkes, por mbetet xhihadi dhe nijjeti (i sinqertë), (qëllimi për xhihad), e kur të thirreni në luftë, përgjigjuni.”

8. Ebu Hurejre r.a. transmeton se i Dërguari i Zotit ka thënë:
– Iu është obligim të shkoni në xhihad me çdo udhëheqës të muslimanëve, qoftë ai i mirë apo mëkatar.
– Iu është obligim që të faleni me xhemmat pas çdo (imami) muslimani, qoftë ai i mirë apo mëkatërë, e madje nëse bënë edhe mëkate të mëdha.
– Iu është obligim që t’ia falni xhenazen çdo muslimani, qoftë ai i mirë apo mëkatar, e madje nëse ka bërë edhe mëkate të mëdha”

9. Ibni Mes’udi r.a. transmeton se i Dërguari i Zotit ka thënë:
“Zoti ynë i Lartësuar është i kënaqur me njeriun i cili ka qenë në betejë në rrugën e All-llahut, xh.sh. ku shokët e tij kanë qenë të mposhtur (janë tërhjekur), e që ai – duke ditur se çka e pret (sepse është haram të iket nga fusha e betejës) – është kthyer dhe ka luftuar deri sa nuk është vrarë. All-llahu, xh.sh. atëherë iu thotë melekëve:
“Shikoni robin Tim, u kthye – duke dëshiruar ta arrijë shpërblimin i cili është tek Unë, duke iu frikësuar dënimit Tim – dhe është mbytur. Ju marr si dëshmitarë se ia kam falur (mëkatet.)”

10. Ibni Umeri r.a. tregon:
– Kam qenë në një betejë në të cilën njerëzit filluan të të ikin, e edhe unë isha në mesin e atyre të cilët iknin. Kur më, veç shpëtuam, filluam që të bisedojmë se si t’ia bëjmë, kur jemi nga ata që kanë ikur nga fusha e betejës dhe jemi kthyer me hidhërimin e All-llahut, xh.sh.. Vendosëm që të hymë në Medine e që askush të mos na sheh. Pasi që hymë në Medine, thamë:
Si do t’ishte që rastin tonë t’ia tregojmë Pejgamberit, a.s. e nëse na ipet rasti që të pendohemi do të mbetemi në Medine, e nëse jo, atëherë – do ta braktisim ate (Medinen).
Kemi ardhur tek Pejgamberi a.s. dhe i thamë:
– Ne jemi ata, që kemi ikur nga fusha e betejës.
– Pejgamberi a.s. u kthye nga ne e tha:
Jo – ju, jeni ata të cilët kthehen që përsëri të vërsulen apo që t’iu bashkangjiten grupit tjetër të besimtarëve ( për të kërkuar ndihmë).
Iu afruam Pejgamberit a.s. e puthëm në dorë, dhe ai (s.a.v.s.) na tha: “Unë jam grupi (tjetër) i besimtarëve”

11. Zejd ibn Eslemi r.a. tregon se ebu Ubejde ibn Xherrahi r.a. i ka shkruar letër Umerit r.a. në të cilën ia përmend grupet e mëdha të Romakëve dhe atë çka nga ata e frikëson. Atëher Umeri r.a. I shkroi letër në të cilën i thotë:
“Çfarëdo vështërsie ta godet besimtarin, All-llahu xh.sh. nga ajo i jep rrugëdalje dhe zgjidhje, sepse, vërtetë një vështirësi nuk mund t’i mposht dy lehtësi. 1) Me të vërtetë, All-llahu xh.sh në Kur’an thotë: “O besimtarë, bëhuni të durueshëm, bëhuni të qëndrueshëm, qëndroni në pozitat luftarake dhe bëhuni të devotshëm që të jeni të shpëtuar.” (Ali – Imran, 200).

12. Ibni Mubareku në librin e tij “ Xhihadi” transmeton nga Hasan el Basriu se iu është përcjellur se Pejgamberi a.s. e ka dërguar një grup të luftëtarëve, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Abdullah ibn Revaha r.a. për ta kryer një detyrë. Abdullahu r.a. pakëz është vonuar – që të falet me xhemat me Pejgamberin a.s. Atëherë Pejgamberi a.s. i tha:
“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, sikur ti të shpërndashe (si sadaka) krejt, çka ka në tokë, nuk do ta arrije sevabin e shkuarjes së tyre.”

13. Fedale ibn Ubejd r.a. tregon se i Dërguari i Zotit ka thënë:
“Çdo të vdekuri i vulosen veprat e tija, 1) përveç atij i cili ka vdekur duke qëndruar (duke bërë roje) në rrugën e All-llahu, xh.
sh. . Vërtetë, veprat e tija shtohen 2) deri në ditën e Gjykimit dhe ai do të jetë i ruajtur nga sprova (vuajtja) në varr. “ 3)

14. Ebu Hurejre r.a. transmeton se i Dërguari i Zotit ka thënë:
“Kurrë nuk do të jenë së bashku në zjarrë të xhehennemit jobesimtari dhe vrasësi i tij (besimtari)1)
Në hundën (e as në brendinë ) e robit të All-llahut, nuk do të takohen pluhuri nga lufta në rrugën e All-llahut dhe vapa e xhehennemit.
Në zemrën e robit të All-llahut nuk do të takohen besimi (i vërtetë) dhe zilia.”

15. Sheddad ibn El – Hadi, r.a. transmeton se te Pejgamberi a.s. ka ardhur një beduin, e pranoi islamin e pastaj e pyeti Pejgamberin a.s.:
“- A mund ta bëj me ty hixhretin?
Pejgamberi a.s. ua rekomandoi këtë njeri disa as’habëve që të përkujdesen për te. Pas kësaj, ndodhi një betejë në të cilën Pejgamberi a.s. kishte konfiskuar diçka nga preja e luftës. Pejgamberi a.s. atë pre ua ndau as’habëve ashtu që edhe atij beduini ia dha pjesën e tij, në çka ky e pyeti:
– “Ç’është kjo? ”
– “Kjo është pjesa të cilën ty ta kam ndarë “ – iu përgjigjë Pejgamberi a.s.
Atëherë njeriu tha:
“Nuk të pasova për shkak të kësaj, por të kam pasuar që të jem i goditur me shigjetë këtu – duke treguar me dorë në fytin e vet – e të vdes e të hyjë në xhennet.”
Pejgamberi, a.s. në këtë i tha :
– “ Nëse e ke nijjetin e sinqertë, All-llahu, xh.sh. këtë edhe do ta plotësoj ”.
Kaloi një kohë e që u nisën për në tjetrën betejë, në të cilën ai njeri iu sjell Pejgamberit a.s., ndërsa shigjeta e kishte goditur mu në atë vend ku kishte bërë me dorë.
Pejgamberi a.s. pyeti:
-” A është ky ai njeri? ”
– “ Po ” – u përgjigjën as’habët.
– “ Paska qenë i sinqertë në nijjetin e vet, pra All-llahu, xh.sh. atë ia plotësoi ” – tha Pejgamberi .a.s.
Pastaj e përgatitën në njërën nga këmishat e Pejgamberit a.s.
Pejgamberi a.s. e vendosi para vetes dhe ia fali xhenazen, e në duan të cilën për te e bëri, u dëgjua se e tha këtë:
“O All-llahu im, ky është robi Yt i cili e bëri hixhretin në rrugën tënde, e u vra si shehid dhe këtë unë e dëshmoj.”

16. Ebu Seid el Hudri r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. është pyetur: “ O i Dërguar i Zotit, kush është njeriu më i mirë “?
– “ Besimtari, i cili lufton në rrugën e All-llahut me jetën dhe me pasurinë e tij”, – iu përgjigj I Dërguari i Zotit 
-E pastaj kush? – pyetën të pranishmit.
-Pastaj besimtari i cili (duke jetuar) në ndonjë ngushticë (vend të vetmuar), adhuron All-llahun dhe nuk i shqetëson njerëzit.

17. Ebu Musa r.a. transmeton se Pejgamberi a.s. është pyetur për njeriun i cili lufton nga trimëria; (për njeriun) i cili lufton nga hidhërimi (hakmarrja); i cili lufton që të tjerët ta shohin; pra cili prej tyre është luftëtarë në rrugën e All-llahut?
Pejgamberi .a.s. u përgjigj:
– “Kush lufton me qëllim që fjala e All-llahut të jetë e sipërmja (mbi të gjtha tjerat) 1) ai është në rrugën e All-llahut.” 2)

18. Ibni Abbasi r.a. Transmeton se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Miqësia (shoqëria) më e mirë janë katër persona, çeta (aradha) më e mirë është katërqind luftëtarë, ushtria më e mirë është katërmijë luftëtarë, ndërsa dymbëdhjetmijë luftëtarë kurrë nuk do të jenë të mposhtur edhe pse janë pak (në numër)” .

Artikulli paraprakKosova e pavarur, realitet i pakthyeshëm
Artikulli vijuesToshiba nxjerr tabletin U925t me CPU Intel Core i5