Gjatë vitit të kaluar, të hyrat nga diaspora kanë thyer rekord duke arritur shifrën prej 752.4 milionë euro apo 58.2 milionë më shumë se në vitin paraprak.
Brenda çdo muaji, dhjetëra miliona euro vijnë nga bashkatdhetarët si dërgesa familjare dhe që më shumë përdoren si konsum i përditshëm, duke sjellë kështu një qetësi sociale në Kosovë, shkruajnë ekspertët e ekonomisë, raporton Zëri.
Ata thonë se, edhe pas tetë vjetësh nga shpallja e pavarësisë, Kosova ende vazhdon të varet nga diaspora.
Për më tepër, në këto 11 vjetët e fundit kanë hyrë hiç më pak se 6 miliardë euro nga diaspora.